Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me Coronavirus.

Në 24 orët e fundit ajnë regjistruar 34.767 raste të reja në vendin fqinj (të premten rastet e reja kanë qenë 37.242).

Numri i rasteve ka shkuar në 1.380.531 nga fillimi i pandemisë.

692  (699 ka qenë numri i djeshëm) persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi, duke e çuar në 49.261 numrin total të viktimave.

Numri i personave në terapi intensive është rritur me 10 pacientë, me totalin që ka shkuar në 3.758.