Janë 10.925 rastet e reja me Covid-19 të regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, për një total prej 402.536  rastesh nga fillimi i epidemisë.

Këto janë të dhënat e publikuara nga ministria e Shëndetësisë.

Viktimat në ditën e fundit janë 47.

Janë bërë 165.837 tamponë, një rekord (9460 më shumë se dje).