Janë 18.916 rastet e reja me coronavirus në Itali (dje kanë qenë 20.499). Është rritur kështu në 2.907.825 numri i personave që janë prekur nga virusi (përfshirë të shëruarit dhe të vdekurit), sipas Corriere della Sera.

280 persona kanë humbur jerën në 4 orët e fundit (dje kanë qenë 282), për një total prej 97.507 viktimash nga shkurti i 2020-ës.

Ndërsa personat e shëruar ose që kanë dalë nga spitali janë 2.398.352: 11.320 numri i atyre që kanë dalë sot nga makthi.