Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me emergjencën Covid-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete nga coronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 3849 testime dhe rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelana, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1007

Të shëruar në 24 orë     581

Të shtruar në spitale     404

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore               3849

Testime totale            369,158

Raste pozitive             80,941

Raste të shëruara        48,958

Raste Aktive                30,579

Humbje jete                 1404

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   17308

Fier              2607

Durrës  1725

Shkodër       1517

Vlorë     1483

Elbasan         1424

Lezhë    1071

Korçë           979

Berat     931

Gjirokastër 628

Kukës    480