Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 289 raste të reja me Coronavirus, një rekord nga fillimi i epidemisë.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me sëmundjen 4 persona: 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fieri.

93 janë personat e shëruar në ditën e fundit, duke e çuar në numrin total nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

113 raste në Tiranë,

34 raste në Fier,

23 raste në Durrës,

19 raste në Vlorë,

16 raste në Korçë,

12 raste në Shkodër, Elbasan,

10 raste në Krujë,

9 raste në Lezhë,

6 raste në Berat,

5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,

4 raste në Kuçovë,

3 raste në Patos,

2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,

1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 289

Të shëruar ne 24 orë 93

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1402

Testime totale 104,804

Raste pozitive 16501

Raste të shëruara 9957

Raste Aktive 6101

Humbje jete 443

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3001

Durrës 648

Shkodër 450

Fier 364

Korçë 342

Lezhë 311

Elbasan 265

Vlorë 224

Berat 182

Kukës 165

Dibër 84

Gjirokastër 65