“Derbi, sprova e parë”. Kështu titullohet shkrimi brenda faqeve të “Corriere della Sera”, kushtuar derbit të Madoninës. Milani dhe Interi rinisin sot duelin që shënjoi sezonin e kaluar.

Është vetëm java e pestë e Serie A, por rezultati i “San Siro” rrezikon të peshojë rëndë për të ardhmen. Milani arrin në takim me një disavantazh pikësh, shtatë muaj më parë ishin edhe katër pikë minus.

Me të drejtë Inzaghi bën përpjekje për të kujtuar se derbi i fundit është luajtur në prill dhe Interi e fitoi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, një nga dy trofetë që u rikthyen në vitrinën zikaltër pas 11 vitesh.

Këtë gjë e përsërit i njëjti trajner sa herë i jepet rasti, në mënyrë krejtësisht të kuptueshme. Prandaj, ky derbi i hershëm për Interin mund të jetë mundësia e përsosur për t’u relaksuar mbi kuqezinjtë.

“Kush e merr në darkë primatin?”. Kështu shkruan QS mbi derbin e mbrëmjes së sotme të Milanos. Sonte në orën 18:00, në “San Siro”, ndeshja mes Milanit dhe Interit vlen edhe për vendin e parë në Serie A.

Kushdo që fiton fluturon në krye të renditjes. Një derbi i rëndësishëm me një mijë kuptime, që arrin në javën e pestë, por që tashmë mund të jetë i rëndësishëm për të dyja skuadrat.