Real Madridi barazoi me rezultatin 0-0 ndaj Osasunas. Ekipi madrilen është acaruar së tepërmi me drejtuesit e La Ligas dhe pas trajnerit Zindine Zidane ka reaguar dhe portieri Thibaut Courtois. Ky i fundit ka folur hapur për diçka të tillë dhe ka folur shumë ashpër.

“Unë dua të falenderoj punëtorët e fushës së Osasunës, të cilët bënë një punë të mrekullueshme. Është për të ardhur keq ajo që na bëri La Liga. Ne e dimë se cilat ishin kushtet dhe natyrisht që ishim në gjendje për të luajtur, por tashmë nuk mund të shkojmë dot në shtëp.

“Ne nuk jemi kukulla që gjithmonë duhet të luajmë, por tashmë jemi bërë si një shfaqje. Sikur të mos vinim në Pamplona ata do të merrnin fitoren në tavolinë. Ne bëmë shumë përpjekje sot për të ardhur këtu, por tani nuk ka asnjë logjikë se si do të kthehemi”, – tha Courtois.