Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka komentuar fitoren e madhe të marrë kundër Liverpool-it në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.

“Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen. Liverpool është një skuadër e madhe, por jemi mbrojtur shumë mirë. Kanë qenë me fat me goline  shënuar, por ne kemi reaguar mirë dhe kemi realizuar të tretin”, ka thënë belgu.

“Sekreti ynë? Në të vërtetë e pranoj se mendoja se do të bëja më shumë pritje, por kemi qenë fantastikë në mbrojtje. Njihemi shumë mirë dhe kjo vjen nga puna jonë e përditshme”.

“Zidane më ka kërkuar të luaj pak më përpara për të mbuluar pasime mbrapa dhe për të penguar sulmet e Liverpool-it. Kemi bërë një punë shumë të mirë në mbrojtje, por është për të ardhur keq që kemi pësuar gol”.