Brazili mbetet një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia Covid-19. Sipas këshillit kombëtar të pandemisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 2173 viktima dhe gati 74 mijë raste të reja më koronavirus. Nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave në shtetin amerikano-latin është mbi 450 mijë, ndërsa i atyre të prekur nga Covid-19 ka kaluar atë të 16 milionë personave.

Ndërkohë, në Dubai, të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në evente “live”, duhet të vaksinohen. Kjo masë hyn në fuqi nga data 6 qershor. Ministria e Shëndetësisë mori këtë vendim për të rritur numrin e personave të vaksinuar në këtë event, ndërkohë që me ardhjen e verës shtohen eventet. Kjo vlen për eventet sportive, kulturore por edhe për dasmat me mbi 100 persona.