Gjermania u ka rekomanduar të gjithë mjekëve dhe qytetarëve që përdorimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca të bëhet vetëm te personat nga mosha 18 deri 65 vjeç.

Gjermania nuk e konsideron të përshtatshme përdorimin e kësaj vaksinë mbi moshën 65 vjeç. Lajmin e konfirmoi MInistria Federale e Shëndetësisë, pak orë para miratimit të kësaj vaksine.

Ajo shpjegoi se kjo masë u morr në bazë të të dhënave të diskponueshme që ka ofruar deri më tani komania AstraZeneca. Sot, pritet që Gjermania të japë “OK”-in e saj për përdorimin e kësaj vaksine në popullsi.