Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 13,571 teste (molekulare dhe antigjenike) pozitive të koronavirusit – sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Viktimat – fatkeqësisht – janë 524.

Dje pozitive ishin 10,497 tampona dhe vdekjet 603. Në total rastet që nga fillimi i epidemisë janë 2,414,166, viktimat 83,681. Aktualisht pozitive janë 523,553 (-11,971 krahasuar me dje), të shëruarit janë 1,806,932 (+25,015), në izolimin e shtëpisë ka 498,623 njerëz (-11,715).

Janë 279,762 teste të kryera (molekular dhe antigjenik) në Itali në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje ishin 254,070. Shkalla e pozitivitetit është 4.9%, nga 4.1% dje (+ 0.8%).