Në 24 orët e fundit shifrat e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë kanë shënuar ulje.

Gjithsej janë konfirmuar 292 qytetarë pozitivë nga 2343 testime të kryera në total.

Ndërkohë kanë humbur jetën katër persona konkretisht: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

Janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)

Raste të reja ditore 292

Të shëruar në 24 orë 417

Të shtruar në spitale 282

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2343

Testime totale 315,531

Raste pozitive 67,982

Raste të shëruara 40,870

Raste Aktive 25,831

Humbje jete 1281

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14976

Fier 1947

Durrës 1427

Shkodër 1356

Vlorë 1032

Elbasan 1025

Lezhë 1013

Korçë 871

Berat 811

Dibër 499

Gjirokastër 486

Kukës 388