Kur do të rikthehet jeta normale në Amerikë?

Presidenti i sapozgjedhur Joe Biden, i pyetur për këtë çështje, ka një datë: “Brenda Krishtlindjeve, me ndihmën e Zotit, do të jemi në një situatë shumë ndryshe nga kjo e sotmja”.

Ka qenë ky parashikimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë, që duke folur për pandeminë Covid-19 ka sulmuar sërish paraardhësin e tij Donald Trump: “Shihni se çfarë trashëguam. Kemi humbur shumë kohë duke pritur”.

Në fund, ai u shpreh edhe për vaktinat anti-Covid që po përdoren në Amerikë: “Në vendin tonë do të jenë të disponueshme 600 milionë doza deri në fund të korrikut. Të mjaftueshme për të vaksinuar çdo amerikan”.