Shtetet Federale të Micronesisë kanë regjistruar rastin e parë me Covid-19. Lajmin e konfirmoi përmes një deklarate përt mediat presidenti i vendit, David Panuelo, që e konsideroi këtë si një ngjarje alarmante, por u kërkoi qytetarëve që të ruajnë qetësinë.

Pa panik, pasi situata është nën kontroll”, tha ai. Micronesia ishte një nga vendet e pakta në bote që nuk ishte prekur nga koronavirus. Pozitiv ka dalë një marinar i anijes “Chief Mailo”, që ishte dërguar për riparim në Filipine. Për të evituar përhapjen e pandemisë, marinari dhe stafi i anijes janë lënë në karantinë në bord, nën mbikqyrje dhe larg bregut.

Shkollat, kishat dhe dyqanet vijojnë të jenë të hapura në Micronesi. Për të evituar që pandemia të prekte këtë vend qeveria e Micronesisë ka mbyllur prej muajsh kufijtë. Kjo masë ka ndikim të madh të ekonomia, pasi ky është një vend që jeton me turizmin dhe plazhet e bukura.