Juventusi do të luajë kundër Milanit ditën e mërkurë. Ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin e trajnerit Andrea Pirlo që ka mbetur mbrapa në renditjen e Serie A.
Alex Sandro u testua pozitiv dhe nuk do të luajë në ndeshjen kundër kuqezinjëve. Mbrojtësi do të jetë një mungesë e rëndësishme për kampionët e Italisë.
Mbrojtësi nuk ka simptoma të rënduara, por është karantinuar menjëherë. Juventusi ka testuar dhe futbollistët e tjerë, por nuk bëhet me dije ndonjë person tjetër i prekur.
Positività calciatore della Prima Squadra
➡️ https://t.co/qvHP0xdlV3 pic.twitter.com/fP8eBPbvRx— JuventusFC (@juventusfc) January 4, 2021