Në 24 orët e fundit, në Itali janë zbuluar 8,824 teste (molekulare dhe antigjenike) pozitive me koronavirus -sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Veç kësaj, fatkeqësisht, janë shënuar dhe 377 viktima. Dje ka pasur 12,415 pozitivë dhe të njëjtin numër vdekjesh, 377.

Në total, 2,390,101 raste që nga fillimi i epidemisë dhe 82,554 viktima. Aktualisht pozitiv janë 547,058 (-6,316 krahasuar me dje), janë shëruar 1,760,489 (+14,763), ndërsa në izolim ka 521,630 njerëz (-6,484).

158,674 teste për koronavirus (molekular dhe antigjenik) janë kryer në Itali në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Dje ishin 211,778. Shkalla e pozitivitetit është 5.6%, pak më poshtë nga 5.9% dje (-0.3%). Pacientët e kujdesit intensiv në Itali janë rritur me 41 njësi në 24 orët e fundit, në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.