Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Rubikut dhe mbarë opinionin public shqiptar. Tre anëtarë të së njëjtës familje kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh si pasojë e Covid-19. Të ndjerit janë çifti i bashkëshortëve Hamit dhe Dushe Cara, si dhe djali i tyre i vetëm, Arben Cara.
Mësohet se prindërit ishin rreth të 70-tave, ndërsa djali i tyre i vetëm ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Familja “Cara” ishte prekur nga virusi disa ditë më parë. Fillimisht ka ndërruar jetë babai dhe djali, më pas ka qenë edhe nëna, që nuk ka arritur ta fitojë këtë betejë. Më tragjike se kaq nuk mund të kishte.