“Sot është një ditë e paharrueshme: Kam marrë vaksinën!” Pelé njoftoi se është vaksinuar për Covid-19, duke postuar një foto në Instagram, në të cilën shfaqet i lumtur dhe i buzëqeshur. “Pandemia nuk ka mbaruar ende, – shtoi ai në status. – Ne duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat për të ruajtur jetën e shumë njerëzve, që nuk e kanë bërë ende vaksinën. Të vazhdojmë të lajmë duart dhe, nëse është e mundur, të rrimë në shtëpi. Kur të dalim jashtë, të mos harrojmë maskën dhe të ruajmë distancën sociale. E gjitha kjo do të kalojë, nëse mendojmë për të tjerët dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”.