Me 507 viktimat e 24 orëve të fundit, Italia tejkalon pragun e 80,000 vdekjeve për shkak të Covid-19, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë saktësisht 80,326. Ka 15,774 tamponë pozitivë të koronavirusit në 24 orët e fundit në Itali. Viktimat janë 507. Të martën pozitiv ishin 14,242, kurse viktimat 616.

Në 24 orët e fundit janë 175,429 tamponë të kryer.  141,641 ishin martën. Shkalla e pozitivitetit është 9%, nga 10.05% dje.

Ka 57 më pak pacientë në kujdesin intensiv për Covid-19 në Itali, në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, përsëri sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.