Ta pasurit janë gjithmonë më të pasur , dhe të shumtë në numër, veçanërisht falë pandemisë që ka regjistruar fitime rekord për kompanitë e tyre të energjisë, farmacisë dhe ushqimeve.

Një pasuri që është rritur në dy vitet e fundit më shumë nga sa kishte ndodhur në 23 vitet e fundit, dhe që ka çuar Oxfam, shoqatë që lufton varfërinë, t’u kërkojë qeverisë të taksojë menjëherë fitimet ekstra të realizuar në kurriz të familjeve që kanë akoma më shumë vështirësi për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Në një raport të publikuar në hapjen e mbledhjes vjetore të Forumit Botëror Ekonomik, Oxfam ka nënvizuar se si Covid ka vërë të rritet pasuria e miliarderëve me 13.9%, më shumë se trefishi i 4.4% të vitit 2000.

Jo vetëm: është rritur ndjeshëm edhe numri i miliarderëve. Janë plot 573 më shumë në dy vitet e  fundit, një çdo 30 orë. Ndërsa këtë vit, çdo 33 orë, një milion njerëz rrezikojnë varfërinë ekstreme, domethënë 263 milionë.