Pas sulmit me ar.më të ndodhur gjatë mesnatës së të dielës pranë ambienteve të Top Channel, ku mbeti i vr.arë edhe roja i sigurisë, Pal Kola, produksioni i Big Brother VIP Albania vendosi që të martën mos të kishte spektakël pasi media ishte në zi.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani, i njohur edhe banorët me këtë situatë dhe sulmin e ndodhur ndaj televizionit, ndërsa i tha atyre se nëse ndihen në rrezik, atëherë ata janë të lirë të lënë shtëpinë dhe finalja e këtij edicioni të dytë të afrohet.

Gjithashtu, produksioni i ka mundësuar banorëve nga një telefonatë me njerëzit e tyre të zemrës. Gjatë ditës së sotme, ata kanë folur me familjarët e tyre, për të marrë mendimin e tyre nëse duhet ta vazhdojnë lojën apo jo.

Sot Olta ka bërë telefonatën e saj me bashkëshortin, Dori. Ky i fundit ka kaluar përtej arsyes së telefonatës duke tentuar t’i japë mendimin e tij në lidhje me Luizin dhe lojën e partneres së tij. Ai i ka thënë se Big Brother-in ajo e ka me publikun dhe jo me Luizin.

Olta i tha: Dua vetëm që të shkoj në finale. Luizi më thotë që s’ke për ta prekur finalen, dua të shkoj nga inati sepse mendoj se e meritoj.

Dori: Po Luizi ka lojën e vet. Ç’ke ti që merr për bazë llafet e Luizit? Luizi është banor. Po të ishte organizator i Big Brother, edhe mund t’ja merrje për bazë. Luizi s’është ai që bën Big Brother-in aty. Ti shumë mirë bën që se dëgjon. Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet”, pas këtij komunikimi produksioni ka ndërprerë telefonatën e Oltës me Dorin.