Alicia Beatriz Aveiro është vajza e vëllait të CR7, Hugo, dhe është 23 vjeç. Në rrjetet sociale publikon fotografitë e jetës së saj eksluzive nëpër botë. Dhe nuk mungojnë fotografitë me xhaxhanë e famshëm.

Ajo ka mbi 200 mijë ndjekës në Instagram dhe ka bindur Cristiano Ronaldo-n që t’i bashkohej rrjetit asociale TikTok.

23-vjeçarja po studion për Menaxhim Tregtar në qytetin e Funchal, Portugali. Megjithatë, shumë nga pushimet e saj janë familjare dhe përfshijnë xhaxhanë e saj, kushërinjtë dhe gjithashtu Georgina Rodriguez, me të cilën duket se ka krijuar një miqësi të mrekullueshme.

Përveç studimeve për Menaxhim Tregtar, e reja është shumë popullore në platformën TikTok si një adhuruese e modës dhe komentet e ‘paraqitjes’ të modeleve që parakalojnë në pasarela të ndryshme.