Merkato e verës e futbollit është mbyllur dhe tani ka ardhur koha e bilanceve. Një nga protagonistët e sesionit të fundit ka qenë CR7, i cili dukej se do të ndryshonte ekip, por që në fund ka mbetur tek United.

Zërat për një transferim të mundshëm të bujshëm te Napoli në minutën e fundit nuk janë konkretizuar dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka arritur të gjejë një ekip për të luajtur në Champions, që është edhe kompeticioni i tij i preferuar.

Jorge Mendes ka provuar në çdo mënyrë për t”i gjetur një skuadër të re, duke ia ofruar klubeve të mëdha të Europës si Chelsea, Bayern Monaco, Sporting, Atletico Madrid, por pa sukses.

Një situatë kjo që nuk e ka ndihmuar marrëdhënien mes CR7 dhe trajnerit të ri të Manchester United, Erik ten Hag, dhe tre qëndrimet në stol në katër ndeshjet e kampionatit e dëshmojnë këtë.

Në prag të sfidës së sotme në Premier League kundër Arsena-it, trajneri holandez e ka bërë të qartë se çfarë do nga Cristiano Ronaldo:

“Do të jem miku i tij, ndonjëherë mësuesi i tij: varet nga situata. Siç e dimë të gjithë, ai nuk ka marrë pjesë në fazën përgatitore, gjë që nuk mund të ndodhë, kryesisht për lojën që bëjmë ne.

“E di se çfarë është në gjendje të bëjë: e njoh lojën e tij, pozicionimin e tij, ka ritëm. Është mirë, por duhet të bëjë akoma më mirë”.