Borussia Dortmund u jep një përparësi të madhe talentëve të rinj. Verdhezinjtë besojnë shumë te talentët e tyre, ndërsa mendohet se së fundmi në listën e Champions League do të federohet dhe Youssoufa Moukoko.
Kamerunasi i lindur në Gjermani po luan me ekipin U-19, por po stërvitet me ekipin e ri. Sulmuesi i ri ka bërë mjaft mirë me moshat e Dortmundit dhe ka shënuar gola pafund.
15-vjeçari me shumë mundësi do të regjistrohet me Dortmundin në Champions League. “Po, është e vërtetë. Ne do të regjistrojmë Youssoufa Moukoko për listën B të Champions League”, – bëri me dije drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.