Një nga problemet kryesore që po hasemi shumë kohët e fundit është keqtrajtimi që i bëhet kafshëve në vendin tonë. Një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se edhe kafshët kanë jetën e tyre dhe nuk kanë asnjë ndryshim nga ne dhe për këtë arsye duhet të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kështu mendon edhe Jonida Gjoka, një animaliste e cila ka bërë një deklaratë të pazakontë më parë në media, që ngjan sa e çuditshme, aq edhe humoristike.

Në studion televizive të ORA News ajo është shprehur se njerëzit duhet t’i duan kafshët dhe të kujdesen për ta, duke thënë se kafsha është kushëriri ynë. “T’i preferon të hash një jetë kafshe, që është faktikisht një kushëriri jot, që ne me DNA jemi kaq afër me atë kafshë. Si mund të hamë ne kushëririn tone? – ka qenë deklarata e Gjokës, që ka shkaktuar shumë të qeshura dhe komente në rrjet.

Ajo në fakt nuk është tërhequr nga fjalët e saj, teksa ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale ku shkruan : “Sigurisht, njerëzit, qentë, minjtë dhe majmunët do të kenë të përbashkët ADN-në.  Ata janë të gjithë gjitarë.  Njerëzit dhe zogjtë janë një çështje tjetër. 

Megjithatë, ata gjithashtu ndajnë shumë ADN – 65 përqind.  Të kuptuarit e ngjashmërive dhe dallimeve midis ADN-së njerëzore dhe shpendëve është e rëndësishme.  Së pari, sepse pulat prodhojnë proteina, të tilla si interferoni, që janë të dobishme për imunitetin njerëzor dhe duhet të studiohen më tej. 

Së dyti, sepse viruse si ato që shkaktojnë gripin kryqëzohen midis shpendëve dhe njerëzve dhe duhet të studiohen në mënyrë që  të mund të parandalohen” – vijon animalistja shqiptare Jonida Gjoka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)