Skuadra e Lakers vijon momentin e mirë, duke triumfuar 108-94 ndaj Memphis jashtë fushe. Tjetër ndeshje e mirë e LeBron James, me 22 pikë e 13 rebound, lider për Lakers.

Mbrëmje magjike për Stephen Curry, që realizoi 62 pikë në fitoren 137-122 të Golden State ndaj Portland. Ky është një rekord personal për Curry, në formë të jashtëzakonshme.

Fitojnë edhe Clippers, që mposhtën 112-107 Portland, sfidë ku u dallua Paul George me 39 pikë. Ndërsa Washington fitoi në sekondat e fundit 123-122 ndaj Brooklyn (Beal 27 pikë e 10 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Washington, 122-123

Memphis – Lakers, 94-108

Minnesota – Denver, 109-124

San Antonio – Utah Jazz, 109-130

Chicago – Dallas, 118-108

Phoenix – Clippers, 107-112

Golden State – Portland, 137-122