Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, njëkohësisht edhe Dj i saj, Geek ishin një prej çifteve më simpatikë e më të dashur në showbiz-in shqiptar. Dyshja ishin thuajse të pandarë në përditshmërinë e tyre, qoftë në punë apo koncerte, ndërsa ishin edhe shumë aktivë edhe në rrjete sociale, duke postuar çdo ditë foto e video speciale për ndjekësit.
Mirëpo duket se Dafina dhe Dj Geek kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Para pak javësh, dyshja hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, por pas pak ditësh, u duk se pati sërish një ribashkim, pasi Dafina e Dj Geek vendosën t’i bënin follow, prapë njëri-tjetrit.
Por, duket se vërteta është krejt ndryshe. Burime ekskluzive për revistën “WHO”, nga Prishtina, kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes me Geek për shkak se dyshja nuk po funksiononte më.
Dhe meqë dyshja ende ndiqen në rrjete sociale, na bën të mendojmë se gjithçka ka përfunduar në mënyrë paqësore.