Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka rënë pre e portaleve, ku shkruhet se ajo ka ndërruar fenë.

Këto raportime u bënë pas një video që vetë këngëtarja ka publikuar në TikTok, ku ajo shihet teksa mban në qafë një varëse me një “ëngjëll”.

Menjëherë pas kësaj video, disa portale aluduan se Dafina ka ndërruar fenë, duke u konvertuar nga myslimane në një fe tjetër.

Sakaq, nuk ka munguar as reagimi i Dafinës, e cila ka reaguar në rrjetet e saj sociale. Ajo i ka bërë screenshot një tituli lajmi nga një portal që ka publikuar lajmin, ndërsa shkruan se Feja e Shqiptarit është Shqiptaria dhe këshillon portalet të merren me gjëra më të mençura se të shkruajnë lajme të rreme.

“Feja e Shqipëtarit ësht Shqipëtaria! Qka ka lidhje qka veshi? Qka ngjes ne qaf?

Shkruni najsen ma te “menqme” nvend se me bo “fake views” me fake news!  Besoj ne ZOT! Ne DASHNI! Ne PAQE!“ – shkruan Dafina në profilin e saj në Twitter.