Kjo e shtunë është një ditë mjaft e veçantë për këngëtaren Dafina Zeqiri, pasi partneri i saj në jetë, por edhe në skenë feston ditëlindjen.

Prej disa muajsh, Dafina ka nisur një lidhje me mikun e saj më të mirë, Dj e njohur, Geek.

Ai sot ka ditëlindjen dhe Dafina e ka uruar e para me një mesazh shumë të ëmbël.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka publikuar një foto me Dj Geek duke shkruar “Gëzuar ditëlindjen për dashurinë e jetës sime. Shoku dhe Dj im më i mirë”.

Dj Geek dhe Dafina, përveç se miq, dikur qenë të lidhur, por dy vite më parë i dhanë fund lidhjes. Por përpara disa muajsh, ata vendosën të riktheheshin bashkë, me çiftin që duket shumë i lumtur.