Një lajm shumë i papritur ka shqetësuar së fundmi ndjekësit dhe median. Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është shfaqur me maskë oksigjeni.
Nuk dihet ende se çfarë po ndodh me artisten e njohur dhe se si është në të vërtetë gjendja e saj shëndetësore.
Pamjet ku ajo shfaqet duke përdorur maskën e oksigjenit janë shpërndarë nga vetë Dafina në rrjetet e saj sociale.
Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër, teksa të gjithë janë në ankth të dinë më tepër rreth saj.
Dafina është shumë aktive në rrjete sociale, e urojmë të jetë veç një shaka nga ana e saj dhe gjithçka të jetë në rregull.