Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më në zë në Shqipëri, teksa duket se është në kulmin e karrierës së saj. Ajo është mjaft e impenjuar si me koncertet në vendin tonë, por edhe në Kosovë e në disa shtete të tjera.

Por gjatë punës, të gjithëve na kanë ndodhur të kemi të papritura e incidente. Edhe Dafina nuk kishte se si të mos shpëtonte nga një gjë e tillë. Përmes një postimi në Instagram, ajo tregon se ka thyer dhëmbin.

Ajo ka publikuar dy foto ku duket qartazi dhëmbi i thyer, teksa i shoqëron me tekstin : “Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?” – shkruan ajo në Instagram.

Ende nuk dihet se si i ka ndodhur ky incident Dafinës, me këngëtaren që nuk ka treguar asnjë detaj tjetër.

Dafina vuan edhe nga dhimbjet e gjurit, teksa gjatë vitit të kaluar ajo bëri edhe një operacion për shkak të një dëmtimi në ligamente.