Përveç Armaldos dhe Luizit, me debate të ashpra u shoqërua kjo javë edhe mes Oltës e Kiarës. E gjitha nisi si pasojë e “përplasjes” mes Luizit dhe Armaldos.

Të dyja vajzat folën me tone të larta, ndërsa Kiara e cilësoi Oltën si hipokrite që përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit.

Olta: Nuk di pse quhet hipokrizi. Kiara ka disa “Prime” që e përdor këtë shprehjen “i hedh benzinë zjarrit”. E nisi Kiara me mua, jo unë me të.

Kiara: Ishte qëllimi im të evidentoja momentet kur ti ndërhyn, sepse janë të gabuara.

Olta: Unë nuk ta mora mendimin Kiara. Kiara: Fol qetë. Olta: Qetë po të flas. Nuk të kërkova mendim. Ta quash hipokrizi kur shkon e pyet tjetrin pse është mërzitur, unë nuk di.

Kiara: Maestro ishte ngarkuar shumë. Ndonjëherë të tregosh respekt Olta, është edhe ta lësh tjetrin rehat gjatë natës.

Armaldo: Jo nuk më shqetësoi, nuk më bezdisi. Thjesht i ktheva përgjigje, i thash jam shumë mirë.  E vlerësoj shumë faktin që interesohen.

Olta: Të njëjtën gjë bëri edhe Valbona. Por për çudi, Valbona nuk i hodhi benzinë zjarrit.

Tea: Njësoj vepruam të gjithë ne. Kiara po thotë që ti Olta po bën gjithçka për lojë. Por Kiara po vendos në pozicion Oltën, pasi ishte thjesht përkujdesje.

Olta: Të bësh gjithçka për lojë, është të mashtrosh dhe të bësh gjeste.

Luizi: Ti shkon e gjen pikën më të dobët të një banori dhe bën sikur interesohesh.

Olta: Maestro të kam pyetur gjë unë sot, sesi je ndjerë?

Arbër: Brenda asaj shtëpie, nuk ka vdekur njerzillëku. Dhe jo çdo gjë bëhet për të manipuluar. Kiara është më e çelur në lojën e saj. Nuk e paragjykoj Oltën për afrimitetin ndaj Armaldos. Por, mua mu duk sikur Kiara hyri si pykë dhe nuk kishte argument për ta mbrojtur.

Kiara: Unë e dhash argumentin. Arbër: Nuk më bind. Nuk ka pse ndërhyn Kiara në bisedë.

Olta: Unë e pyeta Maestron atë natë dhe ajo bisedë u mbyll aty. Është shumë e qartë, janë histori të përsëritura.

Luizi: Olta ka Zot gjithçka është portokall. Olta: Po të kursehem shumë.