Më 23 janar do të zhvillohet eventi UFC-257 në artet marciale mikse, ku sfida kryesore është ajo mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier. Gjithsesi, për presidentin Dana White ky event do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar me kampionin e botës në peshën e lehtë, rusin Khabib Nurmagomoedov.

Khabib, 29 fitore e 0 humbje në karrierën e tij, deklaroi tërheqjen nga kafazi pas duelit të fundit, në shtator 2020. Gjithsesi, ai do të jetë në “Fight Islant” në Abu Dhabi, ku do të diskutojë me presidentin e arteve marciale mikse.

Dana White, për ESPN, tha: “Nuk e di se si do të shkojë ai takim. Do ta takoj, pasi besoj se ai do të duelojë edhe një herë të fundit. Unë do të ushtroj presion në të gjitha mënyrat që ai të zhvillojë edhe një duel të fundit, pse jo, për ta mbyllur 30-0 karrierën e tij”, u shpreh Dana White.