Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar se për Conor McGregor, rruga për të shkuar te titulli kampion bote në peshën e lehtë, titull që aktualisht mbahet nga Khabib Nurmagomedov, është e gjatë. Edhe pse irlandezi do të përballet pas 10 ditësh me një rival të fortë si Dustin Poirier (eventi UFC-257), kjo s’do të mjaftojë që ai të sigurojë të drejtën për titullin.

Conor nuk i vetmi sportist i mirë i këitj Divizioni, aty ka edhe mjaft kampionë të tjerë. Edhe nëse Khabib heq dorë nga titulli, Conor do të ketë rrugë për të bërë për të shkuar te sfida e titullit. Nëse McGregor mposht Dustin do t’i afrohet asaj sfide për titullin, por do t’u japim mundësi të gjithëve të duelojnë”, tha Dana White, që shtoi se mes pretendentëve janë edhe Tony Ferguson, Justin Gaethje e Charles Oliveira