Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga rikthimi i programit të kërcimit ‘Dance With Me’ në ekran, tashmë nuk ka më asgjë të fshehtë.

Të gjithë konkurentët dhe tre anëtarët e jurisë janë zbuluar nga faqja zyrtare e Tv Klan, të cilët do të na shoqësorjnë për disa të hëna me radhë nga 19 shtatori.

Në panelin e jurisë do të qëndrojnë të ulur tre emra, Klaudia Pepa, balerina shqiptare e cila po e zhvillon karrierën e saj në Itali, aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi, i cili rikthehet pas disa vitesh në ekran, si edhe Ilir Shaqiri, balerini shqiptar, i cili u shpall edhe fituesi i edicioni të parë Big Brother VIP.

Ndërkaq, 10 emrat e konkurentëve që do të marrin pjesë në këtë spektakël kërcimi janë: Andi Lila, Orgesa Zaimi, Luiza Gega, Kastro Zizo, Anita Haradinaj, Cindy Marina, Arbnora Ademaj, Arta Nitaj, Valon Shehu dhe Igli Zarkaj.