“Dancing With The Stars” është kthyer tashmë në një program tejet të ndjekur e të diskutuar nga opinioni publik.

Mbrëmja e kaluar shënjoi edhe puntatën e tretë të këtij emisioni, që ishte i mbushur me shumë surpriza e emocione për të gjithë konkurrentët.

Ashtu sikurse çdo mbrëmje të këtij spektakli, edhe në puntatën e djeshme pati një tjetër të larguar nga gara, ku pas votimit të publikut dhe jurisë, çifti i dytë që u eliminua ishte Alban Nimani dhe Odeta.

Ata u vlerësuan me vetëm 9 pikë në total nga juria, teksa edhe votat e publikut bënë që dyshja mos ta vazhdojnë më garën e tyre në “DWTS”.

Pas performancës së tyre, këngëtari u shpreh se angazhimet e tij në aktivitete të ndryshme kulturore gjatë kësaj periudhe nuk e kanë lejuar që të përfshihet 100% në kërcim.