Spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars” që transmetohet çdo të premte në Top Channel ka nisur me eleminimet e konkurentëve.

Ilir Dushkaj dhe Frenki janë të larguarit e parë të këtij spektakli, pasi juria zgjodhi që të shpëtonte çiftin Gent Hazizaj – Emanuela.

Duke qenë se javën e kaluar nuk pati asnjë largim, për shkak se ishte nata e parë e këtij spektakli, mbrëmjen e djeshme nisi edhe faza e eliminimeve.

Pasi performuan të gjithë çiftet pjesëmarrëse në këtë spektakël, Iliri me Frenkin dhe Genti me Emanuelën ishin dy çiftet më pak të votuar nga juria dhe publiku, që pati mundësi të votonte që prej javës së kaluar, deri mbrëmë.

Pasi mori vesh se ishte i eliminuari i parë, i pyetur nga moderatorja Zemani se si ndihej, Iliri tha: I çliruar!