Për pak javë pritet të nisë programi i njohur i kërcimit ‘Dancing With The Stars Albania’, në ekranin e Top Channel.

Faqja zyrtare e spektaklit ka bërë me dije se duke nisur nga muaji tetor, do të shohim në ekran disa prej yjeve shqiptarë të kërcejnë e të na shoqërojnë çdo javë.

Edhe pse ende nuk është zbuluar data dhe dita zyrtare se kur ky program do të nisë e do të transmetohet, emri i prezantueses, që do të jetë Bora Zemani si edhe emrat e disa prej konkurentëve, që nga Sara Hoxha, Isli Islami, Salsano Rrapi etj.

Sakaq, kastit të yjeve i janë shtuar edhe tre emra të tjerë që janë konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e programit në Instagram.

Ilir Dushkaj, i cili është një nga bartenderat më të njohur në vend, gazetarja e njohur Elona Duro, si edhe rikthehet në ekranin e Top Channel edhe aktori i njohur Gent Hazizaj.

Me siguri ky i fundit, së bashku me Salsanon do shkaktojnë shumë të qeshura në program, si dy aktorë shumë të talentuar që janë.