Daniella Chavez, modele shumë e bukur kiliane me mbi 13 milionë ndjekës në Instagram, është e njohur edhe për një lidhje shumë të përfolur me Cristiano Ronaldo-n.

Në vitin 2015, ajo ka thënë se e ka takuar yllin portugez në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ka kaluar një natë me të gjatë kohës që CR7 ishte i lidhur me Irina Shayk.

Në Kili, Daniela është një institucion aq sa ka vendosur të blejë një skuadër futbolli, atë të vendit të saj të lindjes.

Chavez ka lajmëruar në Twitter se ka blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Rancagua Sur Sports Club, skuadër e kategorisë së tretë të futbollit kilian.

“Shumë shpejt do të ngjitemi në kampionatin e profesionistëve. Do të jetë një sfidë tjetër, por një sfidë e bukur sepse është skuadra e qytetit tim. Do të japim maksimumin”.