Ky është rasti kur dashuria mund të çojë dikë në ngjarje të padëshirueshme trafiku. Episodi i fundit ndodhi në Fort Lauderdale, një qytet në bregun juglindor të Floridës (SHBA), 45 km në veri të Miami.

Siç raportohet nga lajmet e zonës “Abc Local 10”, në fakt shpërqendrimi i shkaktuar nga marrëdhëniet dashurore do të ishin shkaku i karombolit mes një fuoristrade Nissan dhe dikujt që drejtonte një furgon të kopamnisë FedEx. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të pasdites në cep të bulevardit “Oqeani Verior” dhe rrugës 19.

Sipas zyrtarëve të “Fort Lauderdale Fire Rescue” që shpëtuan gruan në bordin e SUV-së, ajo po i bënte “masazh oral” burrit në timon. Në atë moment shoferi pushtoi korsinë e kundërt dhe më pas u ndesh kokë më kokë me furgonin e FedEx, në të cilin ndodheshin dy persona.

Fatmirësisht nga ky “fërkim” nuk ka persona të lënduar rëndë. Punonjësit e kompanisë së transportit dhe gruaja kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, drejtuesi i Nissan-it mori një goditje në pjesën e ijeve.

Megjithatë, për dy automjetet ishte shumë më keq. Dëmi i pësuar është i madh. Nga ajo që ndodhi, pjesa e përparme e Nissan SUV shkoi poshtë asaj të furgonit FedEx. Një karombol automobilistik, i cili fatmirësisht çoi në aktivizimin e të gjithë airbag-ëve në të dyja automjetet.

Ndërkohë, “ABC Local 10” raporton se nuk dihet ende nëse protagonistët e ndodhisë rrugore janë sanksionuar apo jo nga policia. Ajo që ndodhi në Florida nuk është e para e këtij lloji. Sipas një studimi të studentëve nga Universiteti i Dakotës së Jugut, 33% e djemve dhe 9% e vajzave u përfshinë në aktivitete dashurore gjatë vozitjes.

Dhe disa prej tyre pranuan se këto akte çuan në karombole trafiku teksa drejtonin makinat e tyre. Disa nga këto ndodhi rrugore pastaj përfunduan me humbje jete. Vitin e kaluar, një burrë nga San Jose, Kaliforni shtypi një grua dhe “bëri për spital” dy persona. Në vitin 2015, po në Florida, një shofer goditi pa kthim një çiklist.