Ivana Andres (27 vjeçe), kapiteni i skuadrës së femrave të Real Madridit, u martua të martën me partneren e saj, Anabel Moreno, Në ceremoni morën pjesë disa yje të futbollit të kryeqytetit spanjoll.

Ceremonia u zhvillua në “Carjuta de Ara de Christi”, një vend i bukur në Valencia. Andres ka përfituar nga fundi i sezonit dhe ka organizuar festën ku kanë marrë pjesë bashkëlojtaret e Real Madridit, por edhe të afërt me çiftin.

Ndër lojtaret e Real Madridit që morën pjesë në këtë event ishin Misa Rodriguez, Olga Carmona, Marta Cardona. Mirëpo, në festë ka marrë pjesë edhe një nga lojtaret e Barcelonës, rivalja e madhe e Real Madridit, Leila Ouahabi.

Sipas “AS”, Ivana Andres dhe Anabel Moreno do të shijojnë një muaj mjalti në Ishujt Kanarie. Andres postoi një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, pas ceremonisë së të martës: “Faleminderit për këtë ditë që më dhurove!”

286728548_759327628424467_8294406401008381097_n286426725_171470965276236_7055383607611485193_n286393742_168354698931317_2403505733177218582_n286123449_378735210760686_3752343389545383505_n285036271_758643255165084_3213937843733377844_n277599372_1163487374463501_4057181387461809634_n271168856_139184591845440_4211541622213487472_n