Dj Dagz dhe Einxhel Shkira janë një nga çiftet më të përfolur të shoëbiz-it shqiptar aktualisht. Prej disa muajsh ata po shijojnë dashurinë e tyre jashtë shtëpisë së Big Brother, ku edhe nisi lidhja e tyre.

Ndjekësit e çiftit po aludojnë pre javësh se Einxhel është shtatëzënë, por çifti nuk ka konfirmuar ende asgjë. Moderatorja shihet të veshë rroba të gjera duke ngritur akoma më shumë dyshimet.

Sakaq, së fundmi, duket se mund të kemi edhe një dasmë në horizont. Një postim i Einxhel Shkirës në Instastory ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ka ripostuar një foto ku janë të renditura disa tipare që duhet të ketë partneri ideal, të cilat duket se ajo i gjen te Dagzi.

Kështu, ajo ka vendosur ta ripostojë foton, duke i kërkuar publikisht Dagzit të martohen së bashku. “Martohu me mua” shkruan ajo në mbishkrimin e postit, teksa edhe vetë Dj i njohur i është përgjigjur publikisht, duke e pranuar propozimin e saj.

‘Nuk jam edhe aq i mirë jo, por këtë ‘martohu me mua’ nuk e mendoj as dy herë’ – ka shkruar Dj Dagz.

Epo, ku i dihet. Mbase mund të kemi dasmë së shpejti! Sidomos edhe pas përgjigjes së Einxhelit që e ka ripostuar përgjigjen e Dagz duke shkruar : “Tani mund të them që jam një grua me fat. Zemra, bëhu gati për Maldive se do të të coj në muaj mjalti”.