Bloggerja e njohur, Armina Mevlani, ka zbuluar detaje të reja nga dasma e saj me partnerin Shkelzen Berisha, që pritet në fund të këtij muaji.

Armina tha në emisionin “Goca&Gra” se kanë zgjedhur muajin shtator pasi u pëlqen vjeshta dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë.

Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale.

Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, u shpreh Armina.