Pak çifte në botë janë aq të famshëm dhe të njohur sa David dhe Victoria Beckham, por kjo nuk do të thotë se ata nuk e bëjnë me nerva njëri-tjetrin.

Gjatë një bisede me ish-shokun e skuadrëss dhe mikun e tij në Manchester United, Gary Neville, David Beckham zbuloi se ai shpesh pastron fytin e tij, duke e mërzitur shumë gruan e tij Victoria.

“Ajo nuk e pëlqen. Nuk e kam bërë gjithmonë, ndoshta për 15 vitet e fundit,” shpjegoi ish-kapiteni i Anglisë. “Ka gjëra të tjera që unë bëj dhe Victoria jo, unë jam shumë i pastër dhe ajo jo.”

Ish-futbollisti ka saktësuar se gruaja e tij është një person i pastër, por se asaj nuk i pëlqen t’i rregullojë gjërat. Në vazhdim, Beckham zbuloi detaje më intime rreth marrëdhënies së tij me familjen dhe fëmijët e tij në veçanti.

“Unë shoh pak nga unë tek të gjithë fëmijët,” pranoi Beckham, duke diskutuar për katër fëmijët e tij. “Kokëfortësia e Romeos, mirësia e Harperit. Brooklyn është i butë dhe shumë i dashur.

“Victoria ka thënë gjithmonë se unë jam shumë argëtues dhe askush nuk e di këtë. Cruz është një personazh mjaft i mirë, kështu që unë do të doja të them se Cruz ka anën time argëtuese”.