Frank de Boer vendosi të ndryshojë sistemin e Holandës për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Italisë, duke aplikuar 5-3-2: “Unë doja të luaja me pesë në pjesën e prapme në mënyrë që sulmuesit e mi të mos ndiqnin prapa lojtarët e tyre të mbivendosur. Në thelb është thjesht një çështje e të shikuarit shumë racionalisht të kundërshtarit dhe të punuarit se çfarë mund të ofrojmë në këmbim. Në këtë rast na duhej të sakrifikonim një lojtar si Steven Berghuis.

Kritikët do të ishin të ashpër, nëse Hollanda do të humbiste. Ata po vigjëlonin si hijenat… Në stërvitje pashë se si lojtarët ishin tejet të angazhuar. Unë iu thashë atyre: Nëse tregojmë këtë dëshirë në lojë, nuk do të jetë problem. Sidoqoftë, nuk jam i kënaqur me rezultatin, sepse ne duam të jemi në krye të grupit. Tani duhet të sigurohemi që të fitojmë dy ndeshjet e fundit”. Polonia u ngjit në krye të Grupit A1, pas fitores 3-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës, me Italinë një pikë prapa dhe Hollandën dy të tilla.