Një pritje që vlen një fitore, por edhe një rekord absolut me Manchester United. Po flasim për atë që ka bërë në ndeshjen e fundit të Premier League David de Gea, portieri i Djajve të Kuq.

Lojtari e ka mbajtur rrjetën e portës të paprekur edhe falë një pritje të jashtëzakonshme kundër Leicester. Një fluturim që ka ndihmuar skuadrën e tij të marrë tri pikët dhe që e ka parë të bëhet akoma më shumë pjesë në historinë e klubit.

Një moment që është pasuar nga një mesazh special dhe emocionues, pas ndeshjes, për gjyshen e tij të ndarë nga jeta.

Portieri spanjoll i Manchester United ka vendosur një rekord të ri falë edhe pritjes së tij që ka ndihmuar ekipin e Ten Hag të fitojë kundër Leicester në javën e fundit të kampiona tit.

Falë ndeshjes së radhës pa pësuar gol, De Gea është bërë portieri i United me numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol në Premier League.

Për të ka qenë hera e 133-të që ka mbajtur rrjetën e portës së tij të paprekur në karrierën e tij me Manchester United. Falë këtij rezultati, De Gea ka arritur të kalojë Edëin van der Sar me 132 ndeshje pa pësuar gol.

Në fund të ndeshjes, më pas, De Gea i ka emocionuar të gjithë me një dedikim special për gjyshen e ndarë nga jeta:

“Kjo pritje dhe kjo fitore janë për ty gjyshë”, ka shkruar portieri në rrejetet sociale. “Vazhdo të më shohësh duke fluturuar kudo që të jesh”.