Aurelio De Laurentiis, pronari i Napolit, është një negociator i vështirë. Sipas “The Sun”, ai tashmë ka paralajmëruar Manchester United dhe Liverpool se çfarë duhet të paguajnë, nëse duan të marrin Kalidou Koulibaly në këtë janar. Udhëheqësi i lartë i bluve e ka vlerësuar mbrojtësin qendror, 29-vjeçarin senegalez, me 112 milionë euro. Ose kjo shumë, ose asgjë, nuk ulet në tryezën e bisedimeve me askënd. Dy klubet e njohura angleze, të interesuara për “bishën” e mbrojtjes, janë qartësisht të paralajmëruara.