Blogerja e njohur shqiptare, Dea Mishel dhe aktori Amos Muji Zaharia janë dy nga konkurrentët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dyshja janë një nga çiftet potencialë të këtij edicioni, teksa aktori e ka ngacmuar blogeren që në ditët e para të hyrjes në këtë shtëpi.

Edhe pse Dea ka mohuar të ketë një pëlqim ndaj Amosit, sërish, mes të dyve nuk mungojnë batutat ngacmuese në kuzhinë. Amosi e ka ftuar Dean që ta ndihmojë të qërojë patate, teksa blogerja i ka ofruar ndihmën e saj vetëm duke qenë prezente në kuzhinë. E duket se kjo gjë i ka pëlqyer Amosit, i cili ka pranuar që ajo të rrijë pranë tij.

Amosi: Po hajde qëro ca patate nëse do…

Dea: Thashë të ndihmoja me prezencën time si zbukurim!

Amos: Mirë rri, s’ka gjë! Merr frymë aty ku je!

Kujtojmë që pak ditë më parë, Dea Mishel i kërkoi Amosit mos të merrej me të.

Amos: “Sytë të tradhëtojnë”.

Dea Mishel: “Mua?”

Amos: “Po”.

Dea Mishel: “O zot i madh”.

Amos: “Megjithatë jesh e bindur që s’të ngacmoj fare. Deri sot të kam ngacmuar, por nëse thua që më shih ndryshe e kam shumë të thjeshtë”.

Dea Mishel: “Mos u merr kaq shumë me mua Amos. Ta kam thënë dhe atë natë”.

Amos: “A je e sigurt?”

Dea Mishel: “Po, më pëlqen të flas me ty”.

Amos: “Nuk do të merrem?”

Dea Mishel: “Prit ta vazhdoj. Të vlerësoj shumë si njeri, bisedat”.

Amos: “Faleminderit!”

Dea Mishel: “Janë një pjesë e këndshme e të qëndruarit këtu”.

Amos: “Por?”

Dea Mishel: “Mos u merr me mua”.

Amos: “Okej”.