Hyrja e gazetari Bledi Mane në shtëpinë e Big Brother, ndryshoi rrjedhën e lojës. Banori më i ri u prit nga Dea Mishel, duke qenë se të dy janë miq të vjetër dhe kolegë në emisionin “E diell” në Top Channel.

Bledi i tha Deas se atë po e përdorin dhe e këshilloi atë të fitojë “pavarësi”. Komenti i Bledit, vuri në lëvizje Dean, e cila pas spektaklit pati një debat për disa minuta me Oltën.

Ajo e pyeti Oltën, nëse vërtetë u mërzit aq shumë nga dalja e Amosit, pasi në shtëpi kanë ndodhur plot situata dhe ajo nuk ka reaguar asnjëherë në këtë mënyrë, duke qenë se gjithë kohën ka përmndur faktin që është grua e fortë.

Olta zgjodhi të mos e komentoi fare, pasi sipas saj, nuk ja kishte marrë mendja kurrë që dilte Amos. Ajo priste që të eliminohej Diola.

Dea madje ngriti dyshimin se Olta dhe Luizi janë skuadër bashkë, pasi ajo në situata të caktuara, sillet mirë me të, ndërkohë që i përkasin grupeve të ndryshme.