Bledi, Kiara, Keisi dhe Deamishel në rolin e popullit, u ulën në tryezë për të biseduar dhe shtjelluar problematikat që kanë brenda shtëpisë, për t’ia adresuar më pas Avokatit të Popullit, Jorit.

Deamishel, duke qenë se është ofenduar disa herë padrejtësisht në shtëpi, hodhi në tryezë propozimin që, për personin që ofendon, të vendoset një vendim i caktuar.

Bledi u shpreh se për këtë person, të vendosin që për një javë rresht të lajë tualetet. Sipas Deas, më mirë të lajë pjatat sepse është më e vështirë dhe se dënimi do përcaktohet për një javë.

Jori tha se dënimi për një afat kohor prej një jave është shumë dhe se duhet ta shkurtonin. Sipas Deas, ai është dënim minimal, pasi nuk është mirë të flasësh pa u menduar dhe të ofendosh dikë, aq më tepër kur ai fragment do ruhet online përgjithmonë.